


Ndërtimi i sheshit të Qendrës së Komunës së Junikut "Edmond Hoxha"
Ky investim do ta transformojë qendrën e qytetit në një hapësirë moderne, multifunksionale dhe atraktive, e cila do të bëhet zemra e aktiviteteve shogërore, kulturore dhe ekonomike të Junikut. Sheshi i ri do të ofrojë një ambient të hapur per organizimin e ngjarjeve, festivaleve dhe aktiviteteve per qytetarët, duke u kthyer në një pikë referimi për te gjithë banorët dhe vizitorët. Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin urban, rritjen e turizmit dhe permirësimin e cilësisë së jetës në qytet.

Rekonstruimi i shtratit te Lumit Erenik
Lumi Erenik eshtë një nga pasurite natyrore të Junikut,dhe ky projekt synon rregullimin e shtratit të tij për të parandaluar rrezikun e vërshimeve, si dhe për të krijuar një zonë të bukur dhe të sigurt pergjatë brigjeve. Përmes ketij investimi, qytetarët do të kene qasje ne nje mjedis te paster dhe te gielber, ndersa zona do te kthehet ne nje atraksion per aktivitete rekreative dhe turistike. Rekonstruimi do te kete ndikim pozitiv edhe ne mbrojtjen e mjedisit dhe ekosistemit lokal.

Rritja e kapaciteteve për furnizim me ujë të pijes dhe ndërtimi i drenazhës në Lumin Erenik
Ky projekt i rëndësishëm do të rrisë kapacitetet e furnizimit me ujë, duke garantuar cilësi më të mirë dhe furnizim më të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, ndërtimi i drenazhës në Lumin Erenik do të sigurojë menaxhim më efikas të ujërave atmosferike dhe mbrojtje nga përmbytjet.

Fusha e hapur sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë në Lagjen Berishë
Në kuadër të këtij projekti, në Lagjen Berishë do të krijohet një hapësirë rekreative ku fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të kalojnë kohë cilësore, duke u angazhuar në aktivitete sportive dhe lojëra të ndryshme. Këndi i lojërave do të ofrojë kushte të sigurta për fëmijët, ndërsa fusha e hapur sportive do të shërbejë si vendtakim për komunitetin e rinisë dhe sportit. Ky projekt ndihmon në përmirësimin e jetës sociale në lagje dhe nxit zhvillimin e shëndetshëm fizik e mendor të gjeneratave të reja.

Ndërtimi i palestrës së mbyllur sportive

Ndërtimi i fushës së hapur sportive në SHFMU “Edmond Hoxha”

Ndërtimi i bazenit gjysmë olimpik

Rekonstruimi i Qendrës Inovative Multifunksionale “Pallati i Kulturës”

Ndërtimi i rezervuarit 1200 m³ për ujë të pijes në lagjen Pepsh

Renovimi i objektit të administratës komunale

Mirëmbajtja dhe ndërtimi i kanalizimit

Ndërtimi i oborrit reciklues të mbeturinave
Ky investim do të krijojë një qendër moderne për menaxhimin e mbeturinave, duke e bërë Junikun një komunë më të pastër dhe më të qëndrueshme. Oborri reciklues do të ndihmojë në ndarjen dhe riciklimin e mbetjeve, duke ulur ndotjen dhe duke promovuar përgjegjësinë mjedisore tek qytetarët.

Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik smart në të gjitha lagjet e Komunës së Junikut
Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik është thelbësor për rritjen e sigurisë, lëvizjes së lirë dhe estetikës së qytetit. Ky projekt do të krijojë rrugë më të sigurta për këmbësorët dhe automjetet, si dhe do të kontribuojë në gjallërimin e jetës urbane pas orëve të mbrëmjes.

Ndërtimi i rrjetit të energjisë elektrike në bjeshkën e Junikut (Gjocaj-Gropa e Erenikut)
Furnizimi me energji elektrike në bjeshkë do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe jetesës në zonat malore. Ky projekt është i rëndësishëm për të mbështetur vizitorët, banorët dhe bizneset që zhvillojnë aktivitete në këto zona.

Organizimi i qëndrimit tërëditor në çerdhe
Ky projekt synon të ju ndihmojë fëmijëve nga mosha 9 muajshe deri në 5 vjeçare, për përgatitjen sa më të mirë parashkollore, ku do të përfitojnë nga orë aktivitete krijuese, ndërsa prindërit do të kenë më shumë siguri dhe mbështetje për fëmijët e tyre gjatë ditës.

Ndërtimi i ashensorit për persona me aftësi të kufizuara në QKMF
Ky projekt synon të sigurojë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët në shërbimet shëndetësore. Ndërtimi i një ashensori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve që të marrin shërbime pa pengesa, duke forcuar parimin e inkluzivitetit dhe barazisë.

Ndërtimi i kanaleve të ujitjes
Ky projekt do të përmirësojë infrastrukturën bujqësore duke ndërtuar kanale ujitjeje të reja, që do të garantojnë furnizim të rregullt me ujë për tokat bujqësore. Përmes këtij investimi, fermerët do të kenë mundësi të rrisin produktivitetin, të mbjellin më shumë kultura dhe të sigurojnë prodhime më cilësore për treg.

Ndertimi i kaptazhit në Livadhin e Madh dhe tek Vrela e Goçit
Ky projekt fokusohet në përmirësimin dhe funksionalizimin e burimeve natyrore të ujit, për të siguruar një furnizim më të mirë e më të pastër për banorët dhe tokat bujqësore. Përmes këtij investimi, burimet do të mbrohen dhe do të shfrytëzohen në mënyrë më të qëndrueshme, duke kontribuar në zhvillimin e bujqësisë dhe ruajtjen e natyrës.

Rregullimi i parkut te Bunari i Fushës
Ky projekt ka për qëllim krijimin e një hapësire të gjelbër dhe rekreative për qytetarët. Parku do të shërbejë si vend për pushim, shoqërim dhe aktivitete familjare, duke i dhënë qytetit një hapësirë të këndshme për kohën e lirë.

Ndertimi i separatorit për largimin e turbulliravetë ujit te burimi i Shkozës (për lagjen Agim Ramadani)

Shenjezimi i shtigjeve të skijimit (free ride) në Gjeravice dhe ndërtimi i teleferikut (skiliftit)
Do të shënjëzojmë të gjitha shtigjet e mundshme të skijimif (free ride) në zonën e Gjeravicës, ku poashtu do të ndërtojmë teleferikun (skiliftin) i cili do të tërhejk vizitorë nga qytetet përreth Junikut.

Ndërtimi i zonës për kamping
Ky projekt do të tërheqë turistë vendas dhe të huaj, duke ofruar një eksperiencë unike në natyrë, me kushte të përshtatshme për kamping dhe aktivitete rekreative.

Hapja dhe mirëmbajtja e shtigjeve për hiking dhe çiklizëm
Përmes hapjes dhe mirëmbajtjes së shtigjeve të reja për hiking dhe çiklizëm, do të krijohen kushte më të mira për vizitorët dhe aventurierët që duan të eksplorojnë bukuritë natyrore të bjeshkëve tona.

Ndërtimi i toaleteve në bjeshkë
Ky investim modest por i domosdoshëm do të përmirësojë kushtet për turistët dhe vizitorët në bjeshkë. Toaletet publike do të rrisin komoditetin e vizitave dhe do të ndihmojnë në ruajtjen e pastërtisë së mjedisit natyror.

Digjitalizimi i shtigjeve malore
Përmes teknologjisë digjitale, shtigjet malore të Junikut do të bëhen më të qasshme dhe të sigurta për vizitorët. Ky projekt përfshin hartëzimin digjital dhe sistemet interaktive të orientimit, duke e bërë eksplorimin e bjeshkëve më të lehtë dhe më atraktiv për turistët e huaj dhe vendas.

Ndërtimi i pikave vrojtuese panoramike në bjeshkët e Junikut
Pikat vrojtuese panoramike do të jenë atraksione të reja për vizitorët dhe turistët, duke ofruar pamje të mrekullueshme të bjeshkëve dhe natyrës së Junikut. Ky projekt synon rritjen e potencialit turistik të komunës dhe përmirësimin e përvojës së vizitorëve.

Mbulimi i shpenzimeve të varrimit
Për të lehtësuar familjet në një nga momentet më të vështira, komuna do të mbulojë shpenzimet e varrimit për në varrezat e qytetit. Ky projekt është një shprehje solidariteti dhe respekti për qytetarët tanë, duke u gjendur pranë tyre në kohë nevoje.

Subvencionimi për gratë lehona
Ky program ofron mbështetje financiare për gratë që sapo kanë sjellë në jetë fëmijë, duke ndihmuar në përballimin e shpenzimeve pas lindjes. Ky subvencion është një formë përkujdesjeje për nënat e reja dhe familjet e tyre, duke përforcuar kujdesin social të komunës.

Mbulimi i shpenzimeve shëndetesore për të sëmurët kronik
Do të mbulojmë shpenzimet shëndetësore për qytetarët me sëmundje kronike, duke lehtësuar barrën financiare dhe duke garantuar kujdes më të mirë për shëndetin e tyre.

Subvencionimi i fermerëve me pajisje bujqësore
Mbështetja e fermerëve të Junikut me pajisje moderne bujqësore, rrit produktivitetin, ul kostot dhe përmirëson cilësinë e prodhimeve. Subvencionet do të shpërndahen gjatë katër viteve.

Bursa për nxënës dhe studentë
Përmes këtij programi, nxënësit dhe studentët do të marrin mbështetje financiare për të vazhduar studimet e tyre. Ky projekt synon të lehtësojë barrën e familjeve, të rrisë motivimin e të rinjve për arsim dhe të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e potencialit të brezave të ardhshëm. Investimi në arsim është investim në të ardhmen e Junikut.

Subvencionimi i OJQ-ve dhe Sportit
Komuna e Junikut do të mbështesë financiarisht OJQ-të dhe klubet sportive, duke nxitur aktivitete kulturore, sociale dhe zhvillimin e sportit për të rinjtë dhe komunitetin tonë.